Tërdec, bujku duke lëvruar arën has në granat dore

Se në Kosovë ka ende mjete të ndryshme shpërthyese nga lufta e fundit, e tregon fakti se vetëm brenda këtyre ditëve në komunën e Drenasit, Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë larguar dy mjete shpërthyese, të cilat edhe kanë mund të sjellin fatalitet për qytetarët e Drenasit.

Ditë më parë FSK-ja ka larguar një mjet shpërthyes nga fshati Polluzhë, ndërsa ditën e djeshme në fshatin Tërdec, një fshatar deri sa ka qenë duke lëvruar arën e tij, ka has në një mjet të dyshimtë shpërthyes, dyshohet granatë dore.

Sipas Policisë së Kosovës, me të marrë informata nga ankuesi mashkull, njësiti policor dhe FSK-ja kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë larguar mjetin e dyshuar pa ndonjë incident. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT