Tentuan t’ia vjedhin veturën gruas së vetmuar, por shikoni çfarë bëri ajo (Foto)

Një skenë e tmerrshme është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shfaq momentin kur një grua përleshet me dy burra, njëri prej të cilëve ishte i armatosur dhe tentonte t’ia vidhte makinën e parkuar para një pompe karburanti, në Georgia të Shteteve të Bashkuara.

Jasmine Warren sapo kishte mbyllur veturën e saj me telekomandë, kur papritmas dy persona i afrohen dhe përpiqen t’ia vjedhin çelësat nga duart, transmeton Telegrafi.

Vjedhje 2

Dhe për ta tensionuar edhe më shumë situatën, njëri prej tyre ia drejton armën në gruas sypatrembur e cila ishte ndalur në një pompë në Exxon.

Vjedhje 3

Warren ishte munduar të futet në dyqanin e pompës, por njëri nga burrat e ndalon dhe i vjedh çelësat e veturës nga duart.

Vjedhje 4

Dhe derisa ata u nisën në drejtim të veturës, Jasmine u vërsulet duke u pamundësuar atyre të largohen nga vendi i ngjarjes me veturën e saj.

Vjedhje 5

Edhe pse njëri nga ata doli nga vetura dhe e goditi në fytyrë gruan, kjo nuk e frikësoi atë për të vazhduar “luftën” me burrat e armatosur.

Dhe pas disa sekondave orvatje, fatmirësisht një veturë arrin në pompë dhe e kupton së bëhet fjalë për vjedhje, dhe kështu parkon veturën prapa asaj të Jasmine duke u pamundësuar atyre largimin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT