Tentuan të grabisin një 23-vjeçar, arrestohen dy autorët

Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin qytetarin R.I 23 vjeç, por kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik. Grabitësit, banues në Kamëz, janë Murat Shpata 21 vjeç, dhe Ardit Veizi. Policia mësoi gjatë arrestimit se Murat Shpata kishte pistoletë me vete.

Grabitësit e kishin goditur me tytën e pistoletës qytetarin R.I. Pas arrestimit ata u shoqëruan në Komisariat.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT