Policia në kalimin kufitar në Merdarë, me rastin e kontrollit rutinë, në bagazhin e veturës “Chrysler”, nën valixhe ka gjetur të fshehur një vajzë nëntë vjeçe, shkruan N1.
Sipas pretendimeve të policisë, dy burra kanë tentuar që ta kontrabandojnë vogëlushen në Gjermani, ku, sipas pretendimeve të arrestuarve, gjendet e ëma e vogëlushes.
Të dyshuarit pas ndaljes policore prej 48 orëve, me kallëzim penal, do të dorëzohen prokurorisë kompetente.
Vogëlushen e kanë marrë në përkujdesje punëtoret e Qendrës për Punë Sociale në Prokuple./Insajderi.com.
- Advertisement -