Dy alpinistë kanë zbuluar dy kufoma të mumifikuara në shpatet e një vullkani të ngrirë në Meksikë.
Zbulimi është bërë dy ditë më parë teksa alpinistët po tentonin të ngjisnin majën e quajtur “Pico de Orizaba”.
Kufomat e mumifikuara mendohet se i përkasin Juan Espinoza dhe Enrique Garcia, të cilët u zhduken pas një orteku në vitin 1959 dhe nuk u gjetën më kurrë.
Megjithatë, autoritetet lokale bëjnë me dije gjithashtu se 1 vit më parë, dy alpinistë ishin zhdukur pa gjurmë në mënyrë të ngjashme.
Trupat e mumifikuar janë marrë nga autoritet dhe janë dërguar për analiza mjekoligjore për të përcaktuar se kujt i përkasin këta trupa.
- Advertisement -