Tenton të votojë i mituri!

Personi i mitur është larguar nga kryesuesi i qendrës së votimit pasi emri i tij nuk figuronte në listën e votuesve.

Në qendrën e votimit 0313E, në Arllat, ka tentuar të votojë një person i mitur.

I njëjti është larguar nga kryesuesi i qendrës së votimit pasi emri i tij nuk figuronte në listën e votuesve.

Sipas Ligjit mbi Zgjedhjet, çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje nëse i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe  është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil.

Në qendrën e votimit në Arllat janë të regjistruar 2,584 votues.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT