Tenton me forcë të futet në objektin e policisë në Skenderaj për familjarin e dyshuar për vepër penale (VIDEO)

Policisë në Skenderaj, iu desh të intervenonin sot për të ndaluar hyrjen në këtë institucion të sigurisë të kësaj komune, një qytetar që tenton me doemos të futet brenda.

Në pamjet që kanë arritur në redaksinë e Klankosova.tv, vërehet grumbull i të pranishmëve, të cilët me ndihmën e policisë, e tërheqin personin prapa.

Klankosova.tv ka kontaktuar me zyrtar të policisë, lidhur me këtë rast, dhe mësohet se i njëjti është familjar i njërit prej të dyshuarve të arrestuar për një rast të mëhershëm të lëndimit trupor.

https://youtube.com/shorts/rA3OU1gIuwk?feature=share

- Advertisement -

MË TË FUNDIT