Tentohet të dhunohet një e mitur në Viti

Në komunën e Vitisë një i dyshuar ka tentuar ta dhunojë një femër të mitur.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor ku e mitura ka raportuar se i dyshuari duke e sulmuar fizikisht ka tentuar ta dhunojë, mirëpo e njëjta ka arritur të ikë.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT