Tentim vrasje në Rahovec

Në fshatin Bobovc të Rahovecit, raportohet se të dielën një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër, meqë rast viktima është qëlluar në kokë me një plumb.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kurse nga i dyshuari është konfiskuar arma e llojit Pistoletë 9 mm me të cilën dyshohet që e ka kryer veprën, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.