Tentim vrasje në Drenas

Policia e Kosovës ka raportuar për një tentim vrasje në Drenas.

Sipas raportit policor persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht, e mw pas kanë shtënë me armë në drejtim të një personi, i cili ka pësuar lëndime trupore.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht, e me pas kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./DrenicaPress

- Advertisement -

MË TË FUNDIT