Vetëm një orë pas daljes në vendin e ngjarjes dhe fillimit të ndërtimit të shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” , serbët lokalë aktualisht janë tubuar në afërsi ku puntorët e kompanisë ndërtuese të shtëpive të shqiptarëve ishin duke punuar.
Situata mund të eskaloj në çdo moment ndonëse zyrtarët komunalë sikurse edhe banorët shqiptarë menjiher kanë informuar përgjegjësiot e rendit rreth situatës së krijuar në lagjen “Kroi i Vitakut”, duke kërkuar ndërmarrjen e masave energjike për krijimin e sigurisë dhe mundësisë së vazhdimit të punimeve.
Pritet që në vendin e ngjarjes së shpejti te dalin policia, pasi tashmë janë zhvilluar biseda zyrtare edhe mes zyrtarëve komunalë dhe përgjegjësve të sigurisë përkatsisht policisë në veri dhe jug me qëllim të menagjimit të situates.
- Advertisement -