Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(SKQZ) ka vendosur që shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit ta bëj nëpërmjet një tenderi njëburimor.
Tenderin për shtypjen e fletëvotimeve për kryetar të Drenasit e ka fituar kompania “Cetis d.d” nga Prizreni. Vlera e tenderit për shtypjen e fletëvotimeve për dy raundet e zgjedhjeve është 9500 euro.
Përndryshe, zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit mbahen më 4 dhjetor 2016. /INFOKUSI.COM
- Advertisement -