Temperaturat e larta, sheshet e Prishtinës sot nuk ishin të stërmbushura si zakonisht

Temperaturat e larta gjatë së shtunës, kanë ndikuar që sheshet e Prishtinës mos të jenë të stërmbushura si zakonisht.

Numri i vogël i qytetarëve që kanë frekuentuar sheshet e kryeqytetit, kanë pasur mundësi të shfrytëzojnë për freskim dy cisterna me ujë, të vendosura nga Komuna e Prishtinës në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajazti”, raporton KTV.

Për disa nga qytetarët, temperaturat e larta në këto ditë vere janë normale.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë pranuar vetëm një rast si pasojë e të nxehtit.

Një ditë më parë, Komuna e Prishtinës u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës për shkak të temperaturave të larta.

Ndërkohë, IHMK’ja ka paralajmëruar se të dielën priten ulje të temperaturave dhe reshje shiu në disa vende.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT