E nderuar familja Çavolli,
Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurës tuaj dhe artistes tonë të madhe, Lilianës.
Ndarja e saj prej nesh është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e miqtë e saj por edhe për tërë kulturën e kombit tonë, të cilën ai e pasuroi me krijimtarinë dhe zërin e saj.
Ndonëse nuk do të jetë fizikisht e pranishme në mesin tonë, Liliana, gjithmonë do të kujtohet përmes këngës dhe zërit të saj, si një artiste kuptimplote në skenën kulturore shqiptare. Lili, siç e quanin të gjithë, ka rrezatuar pozitivitet e ngrohtësi me ata që kanë gravituar afër saj.
Liliana Çavolli me personalitetin dhe krijimtarinë e saj, e ka pasuruar jetën tonë kulturore. Ajo do të mbetet përherë një thesar i çmuar i kulturës sonë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Lilianës.
Sinqerisht,
Kujtim Shala
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit