Telefoni më i ri nga ZTE, Nubia My Prague

Kompania ZTE ka sjellë telefonin më të ri të saj, Nubia My Prague. Ky model është më i holli deri më tani nga kompania.

Nubia My Prague ka sistem operativ Android Lollipop 5.0 dhe ka një ekran 5.2 inç të llojit Super AMOLED Full HD. My Prague fuqizohet nga një proçesor 64 bit tetë bërthamësh Snapdragon 615 të shoqëruar nga 3GB RAM dhe hapsirë memorie 32GB. Ai është i pajisur me një bateri me kapacitet 2.200mAh dhe ka një kamera kryesore 13MP dhe frontale 8MP.

Gjithashtu ky model ofron mundësin për dy SIM kartela. Trashësia e tij është  5.5 mm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT