Komuna e Skenderajt ka shënuar progres sa i përket të hyrave vetanake, sipas raportit zyrtar të Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, që përmbledh periudhën 6 mujore të këtij viti.

Sipas pasqyrës së të hyrave vetanake, të të gjitha 9 drejtorive, janë 564,194.22 Euro që është arritur të grumbullohen në pjesën e parë të vitit 2018, nga 466,977.5 euro që ka qenë planifikimi fillestar për periudhën raportuese, ose shprehur në përqindje është 20.82% mbi planin 6 mujor.

Sipas drejtorit për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, duke marrë parasysh trendin aktual të të hyrave, deri në fund të vitit do të arrihet të realizohet dhe të tejkalohet planifikimi vjetor i të hyrave që është 933.955 Euro, duke mos llogaritur edhe të hyrat nga koncensioni, që janë në vlerën prej 580 mijë eurove.