TEDxPrizren, nesër nga ora 18:00-të

Në një qytet si Prizreni, është e lehtë për tu hamendur nga arti, kultura dhe historia mbresëlënse madje edhe vetëm përgjatë një ecje në këmbë poshtë Shatërvanit. Kumbana e rinisë dhe ngjarjeve që ndodhin në këtë qytet sjellin edhe vet pyetjen e qartë: Si është Prizreni duke lënë gjurmë të reja?

TEDxPrizren është konferencë një-ditore që mbledh së bashku figurat që reflektojnë rrugët e reja të krijuara nga rrethi kombëtar dhe ai ndërkombëtar. Këto rrugë dhe fillime të reja janë vet ato shtigje që edhe po formësojnë mjedisin ku jetojmë dhe jemi aktiv.
Kjo është një eksperience që frymëzon të kuptuarit e vet aftësive tona dhe vullnetit te brendshem për t’i dhënë kontributin tonë në komunitetet tona; pra duke krijuar gjurme të reja që ne dhe gjithe bota po përcjellë.

Folësit që do t’iu shpalosin histori e ide inspiruese në TEDxPrizren janë:

Ajtene Krasniqi, e cila ka një pasion të vecantë që tashmë po i bëhet edhe mision jetësor – patentimi i një antibiotiku që t’a lë si trashëgimi për të lehtësuar jetën e njeriut;

Visar Geci, një arkitekt i cili e përshkruan veten si një patriot kosovar i cili do të bëjë shumëçka për zhvillimin e Kosovës;

Ardian Gojani, shkencëtar nga Gjakova me eksperiencë të begatë në Japoni e Kore dhe si profesor i Fizikës në Kosovë;

Shpresa Xhakli, mjeke me profesion, e cila themeloi Fondacionin “United for Autism” (Të Bashkuar për Autizëm) në Kosovë pasi i biri u diagnostikua me autizëm;

Mike Dusi, artist, sipërmarrës, mentor, themelues i Gold Rush Pictures, Inc. dhe producent me That’s Hollywood Pictures;

Fitim Uka, psikolog që synon të studiojë inteligjencën e fëmijëve dhe aftësitë e tyre vetë-rregulluese; dhe

Flamur Gashi, humanist, atdhetar, gazetar, diplomat dhe analist politik i shquar shqiptar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT