Të zgjohemi

Shkruan: Sefer Zogaj
Gjumi që e ka kapluar këtë popull po ndikon që ëndrra për një të ardhme më të mirë të jetë e pranishme tek ne, për ta arritur këtë qëllim që të realizohen këto ëndrra ka ardhur koha që të zgjohemi nga gjumi i thellë që na ka kapluar.
Jemi një popull që kemi qenë të pushtuar 90 vite nga okupatori: serb, privimi nga e drejta e arsimimit dhe të drejtave të tjera fundamentale të njeriut ka bërë që në mesin tonë të jenë prezentë shumë primitivizma  (disa nga okupatori, disa si pasoj e kanunit ) në kohen kur shoqëria po synon të emancipohet dhe civilizohet. Është shumë e vërtet që nxënësit në shkollat fillore indoktrinohen nga demagogjitë, literaturat e shumta shoviniste që keqtrajtohen emocionet tona duke na orientuar kah “Nacionalizmit destruktiv”  përkundër asaj që jemi duke jetuar në Evropë, “gjeografikisht” dhe një shtet nuk mund të të vazhdoj konfliktin përderisa Kosova synon integrimet në strukturat euro-atlantike. Të zgjohemi nga gjumi i thellë nga ato që pretendonte “literatura shoviniste” që në shkollën fillore na thanë “Jemi kombi më krenar në botë” në anën tjetër, historikisht pushtuesi nuk ka pasur problem fare të angazhojë spiun shqiptarë,  a po më mirë të themi “shqip-folës”. Disa mercenar e disa pa pagesë fare, u pretendua që jemi “Kombi më i mirë në botë” derisa kemi ndikimin më të vogël në Evropë, nuk kemi ndikim as: politik, ekonomik, ushtarak etj Ku qëndron argumenti? Unë jam krenar që jam Shqiptarë-Kosovarë, por nuk bie preh e propagandave nacionaliste-shoviniste, nuk bie preh e fjalimeve të zjarrta nacionaliste pompoze, por shikoj faktet për të punuar në brezin e ri i cili duhet të jetë i arsimuar dhe ai brez dhe brezi ynë aktual ta bëj shtetin tonë dhe kombin tonë me ndikim më të madh në Evropë atëherë mund të krenohemi me argumente e jo vetëm  me fjalë që reflektohen nga ndikimi emocional. Unë nuk jam kundër “Nacionalizmit” si ideologji sepse kombet ekzistojnë për organizimin e  proceseve politike dhe është ë vështirë të krijohet një glob “Kozmopolitizmi” por, jam kategorikisht kundër “Nacionalizmit mendje-ngushtë” i cili nuk bazohet në asnjë burim të saktë por vetëm në ide imagjinare. A nuk ka ardhur koha ta kuptojmë këtë ?
 Të zgjohemi nga gjumi duke e përmirësuar veten tonë përmes progresit individual, kjo arrihet duke pranuar fajin dhe duke mos ia bartur atë dikujt tjetër. Të kemi vetëdije në zhvillimin e shtetit, e vjedh rrymën dhe thërret në “Patriotizëm” tenton ta vjedh buxhetin e  shtetit (kemi listat e manipuluara të veteraneve ku dolën 60.000 ushtarë, shumë bre tyre nuk ishin as në Kosovë sot figurojnë si pjesëtarë të U -së )  i thuhet kësaj ? Në kohen kur Kosova po përballet me shumë probleme, korrupsioni, krimi i organizuar, migrimi ilega, nepotizmi, gjykata speciale etj mjafton një debat anësorë sekondar në opinionin publik për ta zëvendësuar vëmendjen nga problemet reale në debatet e kota pa asnjë interesim për publikun.
 Mënyra më e mirë që si të avancohet shteti ynë, përmbledh disa aspekte:
  1. Aspekti i drejtësisë
  2. Aspekti i arsimimit
  3. Aspekti ekonomik
 Avancimi i shtetit arrihet vetëm me përkushtimin institucional, dhe përkushtimin e kolektivit shoqërorë. Pa një bashkëpunim politiko-shoqërorë nuk do të ketë rezultate përkundër tentativave. Tek ne është keqinterpretuar raporti në mes “Qeverisë” dhe “Shoqërisë” Në shtetet demokratike asnjë subjekt politik nuk vjen në pushtet pa votën e popullit, në shtetet kapitaliste nuk krijohet buxheti i shtetit pa tatimet e qytetareve dhe bizneseve, në shtetet socialiste nuk arrihet organizimi i ekonomisë pa ndërlidhjen pushtet-popull. Populli është ai që e vendos qeverinë dhe populli është ai që e rrezon atë, ndërlidhja është evidente për këtë arsyeje duhet të zgjohemi nga gjumi për ta zgjuar edhe politiken( pozita-opozita) përndryshe gjendja jonë nuk ndryshohet vetëm me fjalë “pa vepra”
  1. Aspekti i drejtësisë, sistemi i drejtësisë duhet të depolitizohet dhe departializohet për të krijuar një rend që siguron drejtësi për gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm që Kosova ka shumë probleme në sistemin gjyqësorë dhe këto evitohen më përkushtimin politiko-shoqërorë, drejtësia realizohet edhe në jetën publike por edhe ne jetën personale, një person që ka atdhedashuri sigurisht që do të mbaj drejtësi duke mos e shkelur ligjin, ky qytetarë nesër do të jetë gjykatës dhe prokurorë.
  1. Aspekti arsimorë, arsimimi si baza fondamentale e njeriut si “personalitet” dhe e shoqërisë si “kolektiv” është shtylla thelbësore për krijimin e një shoqërie të emancipuar të avancuar në shumë segmente të jetës. Edhe tek sistemi arsimorë Kosova ka probleme të thella, nuk është fjala tek standardi i zhvillimit të mësimit sepse në vitet e fundit janë ndërtuar shumë shkolla fillore dhe te mesme, por problemi qëndron tek vlerësimi. Nxënësit sot përballen me shumë probleme ndër to mund të theksohet edhe “Fryerja e notave” që bëhet nga disa mësimdhënës më pretekst “të mirën e nxënësit” në këtë rast dëmtohet nxënësi dhe nuk zhvillohet ai sepse i krijohet përshtypja që ka njohuri në lëndën përkatëse. Politizimi dhe partializmi i institucioneve arsimore, ku nuk kërkohet: diplomimi, profesionalizmi, por kërkohet “libreza partiake” kemi pasur shumë ankesa rreth këtij fenomeni kompleks por ende nuk është përpiluar ndonjë strategji efektive që si do të evitohet ky problem. Zhvillimi i arsimit zhdukë primitivizmat të përhapura nga propagandat e ish-Jugosllavisë dhe nga qarqet e ndryshme, arsimimi krijon vlera emancipuese në shoqëri reflektuese për përparimin e shtetit si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ekonomik e shumë procese të tjera të shtet formimit. E tmerrshme falsifikimi i diplomave universitare në Pejë + nepotizmi “vendi i punës” me diploma false
  1. Aspekti ekonomik. Republika e Kosovës ka një rritje ekonomike rreth 3 % kjo rritje nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh që jemi shtet në tranzicion dhe niveli i punësimit është i ulet 35 % e popullsisë është e papunë (statistikë zyrtare, jo shumë reale) ekonomia joformale është shumë e përhapur dhe ka shumë punëtorë që punojnë pa kontrata pune dhe konsiderohen si të papunë, pikërisht këtu lind nevoja për luftimin e “ekonomisë joformale” si disavantazh ekonomik. Kosova sipas nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është ekonomi e tregut të lirë, por nuk është e thelluar tek ndonjë interpretim strikt i ekonomisë edhe pse është e orientuar kah “Kapitalizmi” Sistemi bankar, organizohet nga banka qendrore ku norma e interesit (kamata) është mbi 23 % shteti nuk ndërhynë duke u justifikuar në proklamimin e ekonomisë së tregut. Ekonomia e Kosovës zhvillohet përmes përdorimit të strategjive ekonomike, përkrahja ndaj sektorit privat, përkrahja ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, promocioni i produkteve vendore, eksporti përmes lidhjeve të marrëveshjeve diplomatike me shtetet tjera, orientimi ideologjik ekonomik duke u përshtatur me rrethanat ekonomike aktuale, mos diferencimi i madh I pagave në mes sektorit publik dhe atij privat etj.
Progreset që ka arritur Kosova në 15 vitet e fundit, duhet të ngjallin tek në interesim për unitet gjithë popullorë të mos e luftojmë njëri tjetrin por së cili nga ne të përkushtohet për ta zhvilluar Kosovën e lagur me gjakun e dëshmorëve. Kemi shumë probleme ato kalohen nëse ne duam. Ne mundemi kaluam diktatura do t’i kalojmë edhe problemet aktuale në të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT