Sot rreth orës 14:30 në rrugën “Skënderbeu”, në Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Ende nuk ka informacione se në çfarë rrethana janë dëgjuar të shtënat, apo a ka të lënduar.

Deri më tani rasti nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë që sot në komunën e Podujevës janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale.