Në orët e mbrëmjes të datës 12 korrik 2021, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Pantinë – Vushtrri.

Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë tytë-gjatë dhe disa gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. S., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’përdorim i armës’’ dhe  ’’armëmbajtje pa leje’’.