Të riut nga Mitrovica i duhen edhe 100 mijë euro ndihmë për të jetuar

Blerim Morina, 24-vjeçar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën e bamirësve.

Morina, prind i një vajze, disa muaj më herët është diagnostifikuar me leukemi akute.

Pas keqësimit të gjendjes, ai është shtrirë në spital dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi.

Atij i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të cilin familja s’ka mundësinë ta paguaj.

Për operacion, atij i duhen 100 mijë euro, pasi, 20 mijë tashmë janë grumbulluar.

E ata që kanë mundësi ta ndihmojnë të riun nga Mitrovica, apelohen që të ndihmojnë në numrat e poshtëshënuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT