Të reshura deri në fundjavë, nga e shtuna mot më i mirë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se në vend deri ditën e shtunë do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës.

Temperatura minimale do të lëvizin në mes -2C deri 0C celsius ,kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 6C deri 8C celsius ditën e diele, kur parashihet të kemi edhe intervale kohore me diell.

Shtypja atmosferike do të jetë e lartë me tendencë ngritje të vazhdueshme, lagështia relative po ashtu do të jetë e lartë mbi mesataren, dukshmëria horizontale nga 2km në 8km, kurse vende- vende do të ketë edhe mjegull.

Do të fryj erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. Nga dita e shtune pritet të ketë ngritje të temperaturave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT