“Të pyeta, si je, më the më së keqi deri më sot”, fjalët prekëse të Ziadin Selës për aktorin e njohur

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka shkruar për vdekjen e aktorit të njohur, Luran Ahmetit.

Sela thotë se e ka pyetur sot Luranin se si është, derisa ai i kishte thënë se është keq, raporton Gazeta Express.
“Të pyeta, si je sot? Mu përgjigje, më së keqi deri më sot! Të thashë mos u dorëzo, bën kurajo… Prehu në paqe Luran!”, ka shkruar Sela në Facebook.

Kujtojmë se aktori i njohur vdiq sot nga koronavirusi.

Ai ishte shumë i dashur për publikun, ku mori pjesë në disa filma e seriale turke.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT