Të mos dëshpërohemi

Kosova si shtet i vogël me territor dhe popullsi, përballet me sfida të vështira. Jemi në tranzicion po shkohet me hapa të ngadalshëm drejt progresit, sovraniteti, vështirësi në sundimin e ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar, haraci, papunësia etj Janë vetem disa probleme karakterizuese të krejt asaj të cilen jemi duke e përjetuar si shtet i ri

Provokimet nga Beogradi zyrtar nuk ndalen, pasi që presidenti i Serbisë Nikoliq propozoi ide absurde me tendenca që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Serbisë, derisa kosovaret të jetojnë me autonomi të gjerë si në viitn 1974. Ministri i jashtëm Serb: Daçiq thotë që mjafton ndarja e Kosovës, derisa Vuçiq vazhdon me provokime duke nxitur konflikt ndër-etnik, e lufta ballkanike nuk i konvenon askujt sepse kur kemi konfrontime indirekte mes shteteve të fuqishme me plane imperialiste atëherë pasojat janë të pashmagshme për të gjithë.

Kosova e ka dëshmuar vazhdimisht interesimin për të dialoguar me Serbinë, që është edhe njëra ndër kushtet për integrim në Bashkimin Europian (BE) Por, misioni i Bashkimit Europian në Kosovë ‘EULEX’ nuk ka treguar rol funksional të drejtësisë në Kosovë, erdhi për t’a luftuar korrupsionin dhe para disa muajëve u zbuluan fakte pas hulumtimeve të gazetarit kosovar rreth korrupsionit në EULEX. Tash po kërkohet edhe themelimi i Gjykates Speciale e cila do t’a gjykonte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sikur, Gjykata Speciale të gjykonte aferat e korrupsionit në Kosovë atëherë ardhja e saj do të reflektonte pozitivisht përkundër asaj që ne kemi sistemin gjyqësorë. Gjykata Speciale e cila gjykon luftën çlirimtare do të kishte pasoja në rast që ka synime tendencioze në këtë aspekt.

Pikëllimi kaploi Kosovën, gjatë 9 majit ku ndodhi tragjedia e Kumanovës. Fillimisht nuk e shoh të moralshme t’a komentojë këtë ngjarje, sepse ka aq shumë teori të konspiracionit sase paragjykimi dhe keqinterpretimi është evident në këto situata, ku gjithçka është e mbuluar me mjegull. Në Ballkan ende nuk mbizotron një paqe konstante e cila do të siguronte stabilitet për shtetet dhe qetësi për qytetaret.

Shpresa ekziston, dhe optimizmi im i cili nuk më lejon të jem skeptik, sepse është gjenerata e re. Nuk mund të pretendohet që jemi shumë të emancipuar, sepse duhet treguar realitet pa e improvizuar gjendjen mirpo s’paku jemi rritur në një ambient demokratik, kemi vizione dhe kemi mundësi për arsimim në krahasim me gjeneratat e kaluara. Çdo gjeneratë ka kontribuar në të mirën e Kosovës, edhe pse ka pasur individ që i janë nënshtruar të keqes për t’i mbrojtur interesat personale. Kur i shoh një pjesë të të rinjëve duke u degjeneruar, duke mos anuar kah arsimimi përkunder asaj qe kanë kohë dhe mundësi, janë pjesë e universiteteve dhe kolegjeve por prioritet i kanë gjërat të ashtuquajtura “argëtuese”, para formimit si personalitet, dëshpërohem shumë. Por, në anen tjeter ku shoh rini të frymëzuar për të punuar në të mirën e republikës në drejtimin profesional të cilin e studion mbushem me optimizem dhe vullnet për të mos u dëshpëruar. Në disa raste kemi “aftësi” për t’i ngatërruar vlerat dhe antivlerat fatketqisht. Pjesa e rinisë e cila ështe ambicioze jo për veten, por për të mirën e kolektivit tregon qart që Kosova do t’i kalojë sfidat e shtet-formimit. Po si ? Si të dalim në sipërfaqe ? Njerzit e mirë janë të mbuluar nga njerzit e kqij, të drejtit janë mbuluar nga të padrejtit, të diturit janë mbuluar nga analfabetet, luftuesit e krimit janë mbuluar nga të korruptuarit.

Është utopike të mendohet që brenda nates do të ndryshohet rrjedha në Kosovë. Ne kemi pasur probleme që në shkollen fillore duke u indoktrinuar me disa literatura tendencioze shoviniste. Tregohet për Ernes Koliqin për të cilin kam respekt si veprimtarë në fushën e arsimit, po fare nuk tregohet që ai ishte fashist apo nuk etiketohet si italianofil gjatë fashizmit. ( ka edhe shumë shembuj tjerë ) Shumë demagogji të cilat servohen tek ne në emër të nacionalizmit destruktiv të cilat nuk përputhen me epoken bashkohore të tashme, modermja e kaluar sot konsiderohet primitizëm, siç mund të konsiderohet modermja e sotme primitivizëm në të ardhmen.

Esenciale ne të mos ndalemi si shoqëri, përkundër aktualitetit të ndjeshem të cilin jemi duke e përjetuar. Është dhimbje për mua si një ri nga Kosova ku nuk mund t’a shoh ende përfaqësuesen Kosovare duke luajtur futboll në gara ndërkombëtare pasi qe s’jemi të antarsuar në FIFA dh UEFA. Ne nuk i shohim këngëtaret e shtetit tonë në EUROVISION. Ne nuk kemi një ushtri e cila do të mbronte vendin tonë pasi që këtë po e bllokon Lista Serspka sepse  për t’u formuar FAK-u ( Forcat e Armatosura të Kosovës ) duhen 2/3 e votave etnike(shqiptare) dhe 2/3 të votave të minoritetëve, ky privilegj është një dhuratë e këndshme nga Marti Atisari ku përmes planit të tij sot bllokohen shumë procese themelore në Republikën e Kosovës. Prap nuk dëshpërohem, kemi lindur në Kosovë dhe këtu dua të sfidohem.

Shkruan: Sefer Zogaj

- Advertisement -

MË TË FUNDIT