Të martën protesta e radhës

Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku është thirrur protestë për të martën duke filluar nga ora 17:00.

Ata kanë vendosur pankarta në rrethojat e Qeverisë me “viza” për kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçi e deputetin Adem Grabovci, për në burgun “Vip Dyz”.

Më këtë rast, përfaqësuesja e grupit, Mrika Sefaj tha se përmes protestës, do të kërkojnë përgjegjësi politike për mos përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave, duke theksuar se rinia e Kosovës është më e izoluara në Evropë.

“Jemi mbledhur sot edhe njëherë që të kërkojmë përgjegjësi politike për mos përmbushjen e premtimeve tuaj të moçëm për liberalizim vizash, rinia e Kosovës sot është me e izoluara në Evropë. Përqindja jonë e papunësisë është ndër me të lartat ne botë. Përgjimet tuaja na treguan që ju lehtësish talleni me shkollat tona”, ka thënë Sefaj, shkruan “Zeri.info”.

Po ashtu ajo ka thënë se përgjimet dhe dështimi për të liberalizuar vizat na mbytën edhe me tej shpresat se ne mund të realizojmë qëllimet tona pa pasur nevojë për njohje me, siç thotë ajo, politikanë të korruptuar dhe pa pasur nevojë për të thyer ligjet e vendit tonë, duke shtuar se mesazhi që është dërguar përmes përgjimeve është se për të gjetur një vend pune e për të ëndërruar për suksese në jetë, duhet të kesh ca numra telefoni të njerëzve që lajmërohen “Pronto”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT