Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se në garë nuk ka hyrë që të shtyhet më bërryla se kush është më i fortë.
Sipas tij, problemet e Drenasit janë pasojë e udhëheqjes 17 vjeçare, transmeton Koha.net.
“Nuk hyj në garë duke u shtyrë me bërryla. Të gjitha këto janë probleme që janë shkaktuar tash e 17 vjet. Është uzurpimi i pronave”, ka thënë ai.
“Nuk je mbi Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Isa Mustafën e Hashim Thaçin se janë barra të rënda për ty”, iu drejtua Xhemajlaj, Drenorit.
Xhemajlaj theksoi se të gjithë e dinë se pronat e uzurpuara janë të partisë në pushtet duke mos dashur të përmend emra të përveçëm.
“Ato janë të partisë në pushtet dhe ato banda ne i njohim, kush i fiton tenderët ne e dimë”, përfundoi Xhemajlaj.