Të huajt në Kosovë: Jeni me fat që e keni një Nënë Terezë (Video)

Jo të gjithë kanë shkuar në Vatikan për ta përcjell shenjtërimin e Nënës Tereze. Por, edhe pa shkuar atje, shumë qytetarë vendës e të huaj, nuk i kanë kursyer fjalët e mira për të shenjtën e re.

Një fotoreporter nga Australia thotë se para dy ditësh ka qenë te memoriali i Nënës Tereze për ta falënderuar atë për të mirat që i ka dhënë njerëzimit.

Teksa i shpalos fotot nga memoriali, ai flet për kohën kur ka qëndruar në Kalkutë, pikërisht në vendin ku Nëna Terezë ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së sajë.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përkaditur/Gazeta Tribuna/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT