Të gjitha në Australi… Rrufe, breshër, stuhi rërë dhe zjarre!

Shtrëngata, breshër, stuhi rëre dhe zjarre…të gjitha këto në Australi.

Brigjet lindore të vendit u përballën të hënën me shtrëngata dhe breshër pas stuhive apokaliptike të rërës që përfshinë një pjesë zonash të prekura nga thatësira duke bërë një elementë të ndryshëm të motit ekstrem të rëndojnë akoma më shumë mbi vendin e zhuritur nga zjarret.

Që nga tetori, Australia është përfshirë nga zjarret, që janë rënduar si asnjëherë më parë si pasojë e ndryshimeve të klimës. Pjesë të mëdha të vendit janë zhuritur, qindra miliona kafshë kanë ngordhur, më shumë se 2 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe të paktën 29 jetë njerëzish janë humbur.

Një breshër i dhunshëm u përplas mbi kryeqytetin Canberra të hënën, me pamjet që tregonin se si kokrrat e stërmëdha thyenin edhe degë pemësh. Shërbimet e emergjencave paralajmëruan njerëzit që ti vendosnin makinat në vende të sigurta dhe larg pemëve dhe shtyllave të energjisë elektrike.
Dy persona janë lënduar ndërkohë si pasojë e rrufeve.

Ndërsa në Nju Sauth Uells, imazhet tregonin një mur gjigant rëre që përplasej mbi qytete. Banorët lokalë thonë se ishin zhytur në errësirë në mes të ditës./tch

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT