Të enjten promovohet fushata”Qumështi i freskët vendor”

Kreu i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa me ministrin e Bujqësisë dhe atë të Tregtisë dhe Industrisë, do të marrin pjesë në lancimin e fushatës “Promovimi i qumështit të freskët vendor”.

Kjo ceremoni do të mbahet në objektin e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Zona industriale Fushë Kosovë.

Ky promovim mbështetet nga ShPQK-ja dhe ShQK-ja në bashkëpunim me USAID-in, Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV), si dhe do të prezantohet video spoti televiziv për konsumim të qumështit të freskët vendor në Kosovë.

Në ketë lancim të fushatës do të flasin edhe James Hope, Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë Milazim Berisha, ShPQK Gani Durmishi, ShQK Valdet Gjinovci, Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së. /Drenica Press/