Të arrestuarit e “Sinjalit” sot dalin para Gjykatës

Shtatë të dyshuarit që u arrestuan nga Inspektorati Policor i Kosovës do të dalin sot para gjykatës Themelore në Ferizaj.
Një kapiten i Policisë, një zyrtar policor, dy pjesëtarë të FSK-së, një sekretar i shkollës së Mesme Teknike Profesionale si dhe një profesor i shkollës së mesme në Drenas janë arrestuar të martën dhe të mërkurën nga IPK-ja.
Të arrestuarit janë: Fadil Rexhepi, drejtor i Migrimit dhe të Huaj në Policinë Kufitare, E. Franca, Rr. Elshani, M. Maloku, R. Bislimi, R. Berisha si dhe një person tjetër që nuk është arritur të mësohet emri i tij.
Avokati i Rexhepit, Skënder Musa konfirmoi për KosovaPress, se sot do të vendoset për caktim ose jo të paraburgimit ashtu siç ka kërkuar prokurori.
Musa beson se klienti i tij është i pafajshëm dhe se do të lirohet pasi që nuk është paraqitur ndonjë provë se ka kryer veprat penale, raporton KP.
Sipas tij në bazë të raporteve të prezantuara është dëshmuar se e tërë puna e tij ka qenë në kuadër të procedurave ligjore.
Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale: zbulimi i fshehtësisë zyrtare, keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, ushtrim i ndikimit,dhënia e ryshfetit, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre dhe dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT