Tatlises me Çitakun hapin edhe një biznes në Izmir (Foto)

IbrahimTatlises po zgjeron bizneset anembanë shtetit turk dhe botë.

Së fundi këngëtari turk, megjithëse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka marr pjesë në një ceremoni të hapjes së një restoranti në qytetin e Izmerit.

Krahas Tatlises ishte edhe vajza e këngëtarit Dilan Çitaku, e cila raportohet se do të përkujdeset për këtë pikë të biznesit.

Dilani muaj më parë kishte pësuar një aksident të tmerrshëm, por fatmirësisht pa pasoja të mëdha.

Ndryshe, këngëtarja 27-vjeçare është bija e afaristes, e cila ka prejardhje shqiptare, Isil Çitaku. /Telegrafi/

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT