Tare “e vjedhë” De Biasin te Lazio?

Lazio është në krizë dhe një nga shpëtimtarët e mundshëm është Gianni De Biasi.
Trajneri Stefano Pioli ka pasur dje një bisedë të gjatë kokë më kokë me drejtorin sportiv, Igli Tare, çka ka sjellë edhe mungesën në stërvitje, e drejtuar nga ndihmëstrajneri.

Presidenti Claudio Lotitto është tepër i zemëruar me paraqitjet e skuadrës, e cila ka mbetur shumë poshtë kreut në renditje, me vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit, dhe tani pozitat e trajnerit janë lëkundur shumë, transmeton javanews.

Sipas shtypit italian, janë disa kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin në rast se Lazio humbet në dy ndeshjet e radhës, kundër Dnipros në Europa League dhe Empolit në kampionat. Mazzarri, Lippi e Del Neri janë në listë, por, sipas burimeve italiane, preferenca e Tares është De Biasi.

Pak muaj më parë, Tare është përmendur në Itali si pasues i mundshëm i italianit në kombëtaren shqiptare dhe De Biasi tha me shaka se do ta pranonte me kënaqësi një shkëmbim vendesh. Por, mund të materializohet një tjetër variant, ai i bashkëpunimit të të dyve në pankinën e klubit roman, në mos tani, verën e ardhshme, pas përfundimit të finaleve të Euro 2016 në Francë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT