Tanzani, vriten 75 persona albinë: Na përdorin për magji edhe politikanët

 

 

Rreth 70 persona albinë janë vrarë në Tanzani nga viti 2000 e deri më tani, për t’iu përdorur pjesët e trupit në ritualet e shtrigërisë. Këtë javë nga një aksion policor në Tanzani kanë përfunduar në pranga 32 mjekë me akuza për vrasje. Në disa zona të Kenias, Tanzanisë, Zimbabve dhe Burundisë, ritualet dhe besimet magjike ende rregullojnë jetën e popullatës. Albinët janë objekt supersticioni dhe konsiderohen si bartës të fuqive magjike: besohet se me gjymtyrët e tyre është e mundur që të gjendet ari në një minierë.

Zemrat dhe organet gjenitale janë në gjendje që të kurojnë varfërinë, të cilat mund të parashikojnë të ardhmen dhe të largojnë syrin e keq. Duke u mbështetur në aftësitë e tyre të supozuara mbinatyrore “vlera tregtare”, e personave albinë në tregun e zi është shumë e lartë dhe çmimi shkon rreth 188 mijë euro për person. Kjo ka bërë që të rritet numri i rrëmbimeve dhe zhdukja e njerëzve albinë. Javën e kaluar presidenti i Tanzanisë, Jakaya Kikwete premtoi se do të zhdukë këto praktika çnjerëzore, ndërsa aktivistët bënë thirrje për dënimin me vdekje të praktikuesve.

“Magjistarëve të përfunduar në pranga u janë gjetur në posedim objekte të ndryshme dhe vajra me origjinë të pasigurt”, raportoi Joseph Konyo, shefi i policisë në qytetin e Geita, pa përcaktuar nëse materiali i gjendur ka lidhje me albinët. Të arrestuarve u është dhënë dënimi me vdekje. 4 prej tyre u njohën me dënimin ekstrem, ndërkohë që pritet i njëjti vendim edhe për 17 persona të tjerë.

Tanzania ka 20 vjet që nuk aplikon dënimin me vdekje. “Duam që të gjithë të akuzuarit për vrasjen e albinëve të varen menjëherë! Është e nevojshme që të jepet një mesazh i fortë, duke thënë se sulmet ndaj albinëve nuk do të tolerohet më”, tha për Reuters, Ernest Kimaya, president i shoqatës së albinëve në Tanzani. Frika është se, pas zgjedhjeve të ardhshme të tetorit, sulmet ndaj njerëzve albinë do të shumohet, pasi politikanët do të kthehen tek “mjekët magjistarë”, për të rritur shanset për të fituar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT