Mesfushori i Chievos, i huazuar nga Juventusi, Federico Mattiello ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Romës.
Gjatë një përplasje me mesfushorin e Romës, Radja Naingolan, ai ka thyer këmbën dhe sipas parashikimeve ai do të mungoj nga 5 deri në 7 muaj.
Në një prononcim për media, agjenti i lojtarit ka thënë se sezoni ka përfundur për klientin e tij, pas këtij lëndimi të tmershëm.
“Lojtari është më mirë. Sigurisht ishte lëndim i tmerrshëm dhe ka ndërprerë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij. Për të ky është fundi i sezonit”, ka njoftuar agjenti i lojtarit.
https://www.youtube.com/watch?v=o7528ZOS788#action=share
- Advertisement -