Opinion sportiv kosovar u shokua mbrëmë kur mori vesh lajmi se talenti 13-vjeçari, Syrishqiponjës Haxhiu ndërroi jetë, pas sulmit në zemër.
Ne ju sjellim ngjarjen e vërtetë të asaj që ndodhi, duke u bazuar në fjalët e shokut që ishte bashkë me të.
”Si gati çdo ditë ne luanim së bashku me top, në një fushë futbolli dhe si çdo ditë tjetër, edhe ajo e djeshmja ishte njësoj”, vazhdoi duke treguar ngjarjen shoku i tij, E.B. ”Duke luajtur, Syrishqiponjës më tha: Po më dhemb zemra, duhet të pushoj, atëherë ai pushoi dhe pas dy ose tre minutave, ai u ngrit sërish për të luajtur.
Por ai sërish u ankua për të njëjtin problem dhe sërish pushoi dhe piu ujë shumë. Kur u ngrit edhe njëherë, gjatë ndeshjes, atëherë ai ra në tokë, kurse ne mendonim se po bënte shaka”. ”Por gjithçka ishte e vërtetë.
Ai thoshte: ”Nuk po mundem të marrë frymë”, pas kësaj ai tre herë tha: ”Allahu-ekber, Allahu-ekber, Allahu-ekber”, kurse unë me shokët e mi vrapuam që të njoftonim prindërit”. ”Ishte vonë, pasi ai ndërroi jetë para se ta dërgonin në spitalin e Suharekës”, përfundoi shoku i tij me lot në sy, transmeton Veqsport. Syrishqiponjës ishte pjesët e akademisë së shkollës së futbollit, Dardania, Samadrexhë. Ai ishte tifoz i klubit të Barcelonës, veçanërisht i Lionel Messit, i cili e insipironte atë. /veqsport.com/
- Advertisement -