Takohen sërish Ali Ahmetit e Menduh Thaçi, konsultohen para takimit të liderëve (Video)

Para se të fillojë raundi i dytë të takimit të liderëve, krerët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi sot sërish janë ulur bashkë.
Në fotografi shihen Ahmeti dhe Thaçi duke diskutuar, të shoqëruar edhe nga deputeti Artan Grubi dhe sekretari i BDI-së Abdilaqim Ademi.

Edhe në takimin e javës së kaluar dy liderët shqiptarë gjatë pauzës së takimit ishin ulur bashkë, ndërsa për këtë pati reagimi të ndryshme pasi ato njihen për antagonizmat mes tyre.

Në këtë raund të dytë të takimit të liderëve që mbahet sot në Klubin e deputetëve, pritet të detajohen gjërat se si do të vazhdojë më tej procesi politik, pasi javën e kaluar liderët Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Zoran Zaev e Menduh Thaçi u dakorduan vetëm për kornizat e dialogut dhe për protesta të qeta.

Ahmeti e Thaçi janë parë të takohen edhe gjatë pauzës së takmit të liderëve.

Aty shihet teksa del edhe kryeministri Nikola Gruevski, i shoqëruar me ministrin e Jashtëm, Nikola Popovski.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT