Takimet e klubeve të Drenicës në futboll ?

Dy klubet nga Drenica të superligës së Kosovës në futboll: Kf “Feronikeli” dhe Kf “Drenica” kanë të parapara që këtë të shtunë të zhvillojnë takimet e tyre në futboll, megjithatë, ende mbete enigmë se a do të arrijnë të luajnë kundër kundërshtarëve të tyre si pasoj e terrenit jo të mirë, për shkak të kushteve atmosferike që mbizotëruan ditëve të fundit.
Deri sa klubi nga Drenasi Kf “Feronikeli” nesër pret klubin nga Gjakova “Vllaznimi” në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj duke fillu nga ora 13’të, mbete enigmë se a do të arrijë ta zhvilloj këtë takim. Drejtori i klubit të Feronikelit, Arton Berisha, në një prononcim për gazetën Olle ka deklaruar “Do të provojmë ta luajmë ndeshjen në Skenderaj. Nuk e di nëse fusha do t’i plotësojë kushtet për lojë. Nëse jo, ndeshja do të shtyhet sepse ne nuk jemi të interesuar që të luajmë nëpër lloç”.
Po ashtu edhe Kh “Drenica” nuk është e sigurt se a do të arrijë të zhvilloj takimin e nesërm si mysafir kundër Kf ”Istogut”. Pak ditë më parë në faqen zyrtare në facebook të Kh “Drenicës” u publikua një fotot e terrenit ku është parapara të zhvillohet takimi, duke e lënë kështu në pikëpyetje zhvillimin e ndeshjes. /DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT