Takime falenderuese javore nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura për personalitet e rëndësishme të qytetit tonë ( FOTO)

Nga marrja e mandatit e sidomos muajve të fundit, kryetari i Skenderajt Fadil Nura ka bërë një hap për lakmi, duke ndarë kohë që të takoj figura të rëndësishme të qytetit të Skenderajt, çdo fillim jave. Ani pse takimet e tilla nuk kanë kosto financiare në dobi të këtyre personaliteteve, sërish ato kanë vlerën e saj për një nderim ndaj kontribuesve të shoqërisë sonë ndër vite. Kryetari Nura deri më tani ka takuar doktor, profesor, njerëz të urtë e kontributdhënës në shoqërinë e Skenderajt, në çështje të atdheut dhe mirëqenies qytetare, shkruan Drenica Press.
Gjatë kësaj jave kryetari Nura ka takuar doktorin Man Dajaku, i cili i takon gjeneratave të para të doktorëve të Skenderajt. Me këtë rast, kryetari Nura tha se:  Kënaqësi të nis këtë javë me njërin ndër doktorët më të mirë që ka Skenderaj, pulmologun Man Dajaku, njeri me plot virtyte, që për dekada me radhë i ka shërbyer popullatës, duke pasur fatin të kemi këtë figurë të respektuar në Skenderaj dhe më gjerë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT