Një mrekulli e vertetë. Për futbollistin rus, Andrey Yeshchenko pasi është takuar me vdekjen, kjo mund të quhet jeta e tij e dytë.
Mbrojtësi i cili luan për ekipin e Kuban, në huazim nga Anzhi, ishte duke drejtuar makinën Nissan GT-R kur humbi kontrollin dhe u përplas gati ballë përballë me një shtyllë në qendër të Krasnodar.
Siç tregojnë edhe pamjet e nxjerra nga kamerat e sigurisë rrugore, supermakina japoneze me vlerë 100 mijë Dollarë u shkatërrua plotësisht nga përplasja, por fati në këtë ditë ishte me Yeshchenkon, që arriti të shpëtojë pa lëndime serioze.
Dhe të mendosh që futbollisti ishte duke fluturuar me makinën e tij, që në ato momente kishte kapur shpejtësinë 170 km/h…Kjo është vërtetë një mrekulli.
- Advertisement -