Tajfuni godet Kinën, evakuohen 1 milionë banorë (Video+Foto)

Qeveria kineze ka thënë se tajfuni Chan-hom që e ka goditur Kinën lindore ka detyruar evakuuimin e mëse 1 milionë banorëve, duke shkatërruar plotësisht agrikulturën dhe duke paralizuar linjat e transportit dhe energjisë elektrike në provincën Zheijang.

Sipas Qendrës Kombëtare për Meteorologji në Kinë, ky tajfun llogaritet të jetë tajfuni më i fuqishëm prej vitit 1949, transmeton Indeksonline.

Sipas raporteve, transmeton Indeksonline, së pari tajfuni ka goditur portin e Ningbos rreth orës 18:40, sipas kohës lokale, ku banojnë rreth 6 milionë njerëz, përpara se të përfshijë Shangain dhe popullatën prej 23 milionë banorëve që banojnë aty.

Ndërkaq, Qendra Amerikane për Paralajmërim të Tajfunëve ka thënë se Chan-hom ka arritur lartësinë prej 10 metrave në disa rajone.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT