Tahirsyla paralajmëron dimër të butë (Video)

Erërat e forta bënë që këto tjegulla të binë nga pullazet e shtëpive.

Përveç erës ky vikend u përshkua edhe me temperatura më të ulëta.

Këto ndryshime të motit, meteorologët thonë se ishin të pritshme.

Mot me temperatura të ngjashme, Tahirsyla paralajmëron për gjatë gjithë javës, njofton Klan Kosova.

Këto temperatura në javën e fundit të nëntorit, për Tahirsylën karakterizojnë një vjeshtë të vonë.

Megjthatë Tahirsyla thotë se këto ndryshime të hovshme të motit nuk sjellin dëme për të mbjellat vjeshtore.

Për të gjithë dashamirët e borës, Tahirsyla njofton se nuk do të kenë mundësi ta shohin deri në prag të vitit të ri, ndërsa në zonat malore, fjollat e para të borës do të bien në ditët në vijim të javës.

Sipas parashikimeve të profesorit të lëndës së meteorologjisë në Universitetin e Prishtinës, ky dimër nuk do të jetë i ashpër.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT