Tahiri: Rasti me COVID-19 në Vushtrri është një 71-vjeçar

Kreu i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se një 71 vjeçar nga Studimja e Epërme, është infektuar me COVID-19.

Ai ka thënë se, tashmë ka filluar bashkëpunimi për të identifikuar personat e mundshëm si rast kontakti.

“Një muaj më pas, armiku i fshehtë, virusi Covid 19 është rishfaqur në qytetin tonë. Sot, një qytetar i Vushtrrisë i lindur në vitin 1949, nga Studimja e Epërme është referuar nga shërbimi i urgjencës në QMF një, si rast i dyshuar për Covid 19, për në kliniken infektive”.

“Pas testimeve në IKSHPK i njejti ka rezultuar pozitiv. Gjurmimet epidemiologjike për këtë rast kanë filluar dhe në bashkëpunim me IKSHPK do të testohen kontaktet e këtij rasti”, thotë Tahiri.

Më tej apelon tek qytetarët që në vazhdimësi të kenë kujdes sipas rregullave për t’u mbrojtur nga virusi.

“E kemi thënë vazhdimisht se nuk ka vend për relaksim, Shtabi Emergjent ju apelon që të mbani distancën, të përdorni mjetet mbrojtëse/maskat dhe të kujdesemi e të ruajmë njëri tjetrin.

Ne, bashkë, me disiplinë e fituam njëherë betejën me coronavirus, lufta vazhdon deri në zbulim të vaksinës, por bashkë duke qenë të kujdesshëm e fitojmë edhe këtë betejë dhe mbajmë qytetin dhe ekonominë hapun. Kjo varet prej secilit nga ne”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT