Njohësi i çështjeve politike  Ramush Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar vendimin e PZAP për rinumërimin e 1472 vendvotimeve dhe shpalljen e pavlefshme të votave të ardhura nga Serbia.

Tahiri ka theksuar se me këtë vendim qeveria e Re e Kosovës nuk mund të formohet para muajit Janar të vitit të ardhshëm.

“Qeveria e Re nuk mund të formohet para muajit Janar të vitit të ardhshëm. Vendimi për rinumërimin e këtyre vendvotimeve nuk më duket i arsyeshëm pas nuk është dhënë asnjë argument që rinumërimi do të sjellë ndonjë drejtësi . Deri tash që janë rinumëru 844 vendvotime nuk ka tregu që ka qenë rinumërim i arsyeshëm sepse nuk ka tregu asnjë keqpërdorim apo vjedhje në cilindo segment.Votat ndërmjet partive kanë qenë të njëjtat” thotë Tahiri.

Tahiri ka theksuar se me anulimin e votave të Serbisë NISMA e kalon pragun.

“Me shpalljen e votave të Serbisë të pavlefshme NISMA e kalon pragun, dhe nëse kalon kjo parti, ka rirënditje ndryshe në parlament. Shpallja e votave të ardhura me postë nga Serbia nuk besoj që është e drejtë pasi ato janë vota të drejta me gjithë dyshimin se janë vota të helmuara, sepse KQZ-ja me veshje speciale i ka numëru dhe kanë dale që janë të rregullta” theksoi Ramush Tahiri për Gazeta Blic.

PZAP pak minuta më pare njoftoi se janë shpallur të pavlefshme votat e ardhura me postë nga Serbia.

Gjithashtu nga PZAP u bë me dije se do të të bëhet dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve.