Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka thënë se është duke devijuar diskursi publik rreth çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka deklaruar për ‘Epokën e re’ se takimi i përfaqësuesve serbë në Graçanicë e ka degjeneruar këtë temë pasi, sipas tij, për asociacionin duhet të diskutohet në Bruksel.
Tahiri i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës të jetë shumë e kujdesshme në raport me kompetencat e këtij asociacioni, të cilat ka thënë se nuk duhet të jenë ekzekutive.
Ai ka theksuar se beteja për formimin e këtij asociacioni nuk është vetëm politike, por është një fushëbetejë e ofrimit të shërbimeve publike.