Tahiri: Koha e Enverit ka vdekur, ama enveristët janë gjallë në Maqedoni

Njëri prej kandidatëve që hyri në garën më të ngushtë për anëtar të ad-hok trupit për medie në Maqedoni, gazetari Sefer Tahiri, vlerëson se hedhja poshtë e kandidaturës së tij është rezultat i refuzimit të BDI-së dhe VMRO-së, për shkak të profilit të tij kritik ndaj pushtetit aktual në Maqedoni.

“Koha e Enver Hoxhës ka vdekur por enveristët si duket akoma janë gjallë. Ata vazhdojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes politike si në kohën e xhaxhit, duke vendosur në bazë të përshtatshmërisë ideopolitike. Vlerësoj se kundërshtimi i BDI-së ndaj kandidaturës sime në emër të VMRO-DPMNE-së është bërë me qëllim që të mbrohen Llatasi i Sitellit, Janko Bureku, Mirka Velinovska, Sllobodan Tomiçi dhe disa të tjerë, si Milenko Nedellkovski, i njohur për gjuhën e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Sefer Tahiri.

Ad-hok trupi për monitorimin e medies në Maqedoni në periudhën e zgjedhjeve u kompletua sot me Lulzim Hazirin, anëtarin e pestë, i cili sipas marrëveshjes poltiike duhejt të jetë shqiptar. Haziri fare nuk u paraqit në shpalljen për këtë vend, por u zgjedh pasi dy partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk arritën konsensus për asnjërin prej kandidatëve të paraqitur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT