Tahiraj: Borrell është i ndikuar nga Beogradi

Pas aksionit të Policisë së Kosovës gjatë ditës së mërkurë në veri kundër kontrabandës, reagime të shumta ka pasur edhe të Përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian.

Por përkundër aksionit, diskutime ka ngjallur edhe një deklaratë e Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.

Borrell aksionin e djeshëm e ka cilësuar të njëanshëm dhe jo të kordinuar.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri.

Sipas Tahirit, deklarata e djeshme e Shefit për Punët e Jashtme të BE-së, ka sqaruar pozicionin e tij në procesin e dialogut.

“Anshmëria e Josep Borrell me qëndrimin për ndërhyrjen legjitime të Qeverisë së Kosovës për të luftuar krimin dhe kontrabandën, minoi paanësinë e BE si ndërmjetësues në dialogun e Brukselit”, thuhet në reagimin e Tahirit.

Gjtihashtu, për Tahirin, Borrell është ndikuar nga Beogradi.

“Për më tepër tregoi se sa ai është i ndikuar nga Beogradi”, shtoi ndër të tjera Tahiri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT