Tahir Lushtaku: Sulmuesit e KF Drenicës, ‘tmerr’ për kundërshtarët

Drenica tash e disa ndodhet në Shqipëri ku skuadra e trajnerit Tahir Lushtaku, po përgatitet maksimalisht për pranverë. Ky ekip ka zhvilluar edhe tri ndeshje miqësore teksa ka në program edhe dy të tilla deri të martën, kur pritet që të rikthehen në Skënderaj. “Jam shumë i kënaqur me fazën përgatitore. Kemi stërvitur nga dy herë në ditë dhe jam i kënaqur gjithashtu edhe me ndeshjet miqësore. Për fat të mirë janë përshtatur edhe lojtarët e ardhur në këtë afat kalimtar. Besoj se jemi 100 për qind të gatshëm për kampionat pasi që të gjithë lojtarët, kanë punuar me përkushtim të madh”, ka thënë Tahir Lushtaku.

Tutje, Lushtaku është ndalur te sulmuesit e tij, Dren Gashi e Kastriot Mehmeti. “Le ta dinë të gjithë se sulmuesit e mi, Gashi dhe Mehmeti do të jenë të tmerrshëm për portat kundërshtare”, përfundoi Tahir Lushtaku, ekipi i të cilit do ta nis pranverën nga pozita e shtatë me 21 pikë të grumbulluara.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT