Tahir Lushtaku: Këta janë fajtorët për dështimin e KF Drenicës

Tahir Lushtaku, trajneri i KF Drenicës ka  akuzuar Kuvendin Komunal të Skenderajt, më saktësisht Drejtorinë e Sportit dhe drejtorin e saj, për gjendjen aktuale në klubin e Drenicës, e cila është e mjerueshme.

“Fajtor kryesor për këtë është Kuvendi Komunal dhe Zyra e Sportit, e cila udhëhiqet nga një njeri që nuk ka lidhje me sportin, rininë dhe kulturën. Është një mëkat i madh me këtë se çfarë po i ndodhë klubit të Drenicës”, deklaroi Lushtaku për GazetaOlle.com.

Ndryshe, kryesia e klubit iu ka 2-3 paga borxh trajnerëve dhe futbollistëve. Drenica bashkë me Vushtrrinë, janë dy klubet më pasive të Superligës

- Advertisement -

MË TË FUNDIT