Tableti më i ri nga Huawei, M2

    Huawei prezantoi gjeneratën e dytë të tabletit Huaëei M1 me ekran 8 inç. Huawei M2 ka kasa prej metali dhe vjen në dy versione: njëri me rrjetin Wi-Fi dhe tjetri me rrjetin LTE. Ekrani është 8 inç IPS me rezolucion 1,920 x 1,200 pikselë. Tableti operon me sistemin Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen EMUI 3.1. Ai fuqizohet nga procesori Kirin 930 me tetë bërthama dhe 3GB RAM. Hapësira e brendshme është 16GB ose 64GB.

    Tableti Huawei M2 është vetëm 7.8 mm i hollë dhe përmban altoparlantët me teknologjinë Harman/Kardon. Kamera kryesore është 8 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 2 megapikselë. Bateria është me kapacitet 4,800mAh.

    Versioni më i lirë i tabletit Huawei M2 (me Wi-Fi dhe 16GB hapësirë të brendshme) kushton 256 dollarë ose 232 euro, ndërsa versioni më i mirë (LTE, 64GB) kushton 367 dollarë ose 334 euro. Tableti do të dalë në treg këtë të mërkurën, por së pari ju duhet të regjistroheni.