Ta ndihmojmë Granit Xhakën për tu futur në formacionin më të mirë në Bundesliga

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka ka zhvilluar stinorin më të mirë në karrierën e tij.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës dhe skuadrës gjermane Borussia Moenchegladbach vlerësohet lartë në Gjermani dhe ai ka tifozët jashtëzakonisht të shumtë edhe në të gjitha viset shqiptare.

Përderisa votojmë gjithmonë për yjet botëror si Messi e Ronaldo, një gjë të tillë duhet ta bëjmë edhe për një futbollist shqiptarë.

Mjafton të futemi në faqen zyrtare të Bundesligas, dhe aty të klikohet tek foto e Granit Xhakës, i cili është në konkurrencë për një pozitë në foracmionin më të mirë të vitit në elitën e futbollit gjerman me dy yjet e Bayernit, David Alaba dhe Xabi Alonso, si dhe Luiz Gustavon nga Wolfsburgu, Johannes Geis i Mainzit dhe Eugen Polanskin e Hoffenheimit.

Faqja zyrtare e Bundesligës ka hedhur në sondazh lojtarët për të gjitha pozitat, dhe si mesfushor qendror Graniti e meriton të jetë në këtë 11-she.

“Xhaka e ka vendin në mbrojtjen e Gladbachut. Ai nuk ka luajtur këtë stinor vetëm në katër ndeshje shkaku i kartonëve. Lojtari i Zvicrës është një teknik i mirë, që këtë sezon ka mesatare të pasimeve 90-91 pasime për ndeshje, më së shumti te Borussia. Xhaka po ashtu ka shënuar pesë gola, tri prej të cilave ishin brilant nga largësia”, është përshkrimi i ‘Bundesliga.de’

Për të votuar Granitin, klikoni këtu dhe pasi të futeni në faqe klikoni mbi emrin e Granit Xhakës për ta votuar atë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT